Simptomat Covid të çdo lloji mund të jenë alarmante, duke pasur parasysh natyrën e kësaj sëmundjeje të veçantë.
Por sipas Klinikës Mayo, simptoma të caktuara të Covidit dëftojnë drejt rasteve që kërkojnë kujdes urgjent shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Këto simptoma mund të tregojnë një varg çështjesh që ndodhin brenda trupit tuaj, përndryshe të padukshme për syrin e lirë.
Ato mund të nënkuptojnë një rënie dramatike të niveleve të oksigjenit në gjak, emboli pulmonare, dëmtim të rëndë të mushkërive ose ndonjë numër të gjendjeve të tjera serioze që mund të adresohen vetëm me kujdes të menjëhershëm në një spital.
Ekspertët sugjerojnë që vonesa e kujdesit mjekësor mund të çojë në një prognozë më të keqe dhe se të gjithë pacientët me Covid duhet të kontrollohen me ofruesit e tyre mjekësorë përmes telefonit ose video thirrjeve për të monitoruar rastin.
Këto simptomat të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme janë: problemet me frymëmarrjen, dhimbje e vazhdueshme e gjoksit, pamundësia për të qëndruar zgjuar, konfuzion i ri, buzët ose fytyra mavi (blu). /Gazeta Shneta/