Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Covid mund të rrisë rrezikun për demencë para moshës 70 vjeçare

Jetë 16/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarë të njohur kanë paralajmëruar se personat që kanë kaluar Covid-19, veçanërisht ata që kanë përjetuar simptoma afatgjata të njohura si “long Covid”, mund të jenë në rrezik shumë më të lartë për të zhvilluar demencë para se të mbushin 70 vjeç.

Sipas ekspertëve amerikanë, virusi që ka infektuar rreth dy të tretat e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar, mund ta rrisë deri në pesëfish mundësinë për zhvillimin e demencës tek ata që kanë pasur simptoma të vazhdueshme

Dr. Gabriel de Erausquin, neurolog në Universitetin e Shëndetit të Teksasit në San Antonio, i cili po studion lidhjen mes Covid-19 dhe demencës, tha për Wall Street Journal se personat mbi 57 vjeç që kanë vuajtur nga long Covid “kanë profilin e dikujt me fazat shumë të hershme të Alzheimerit”, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas tij, “në të rriturit më të moshuar nuk duket se ky është një proces i kthyeshëm”.

Dr. Erausquin po udhëheq gjithashtu një studim me 4,000 pacientë që kanë kaluar Covid pas moshës 60 vjeç.

Të dhënat fillestare tregojnë se rreth një e treta e këtyre personave mbi 65 vjeç, që vuajnë nga simptoma afatgjata, plotësojnë kriteret për dëmtim të lehtë njohës — një gjendje që mund të jetë pararendëse e demencës.

Ky përbën një rritje të madhe — katër deri në pesëfish — në krahasim me personat e së njëjtës moshë që nuk kanë pasur simptoma të zgjatura pas Covid-it.

Edhe pse dëmtimi i lehtë njohës nuk çon gjithmonë në demencë, studimet tregojnë se rreth një në gjashtë pacientë me këtë gjendje përfundojnë me një diagnozë të demencës brenda një viti./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFrutat që forcojnë sistemin tuaj imunitar
Artikulli i rradhës 141 çifte kosovare i dhanë fund martesës në muajin shkurt 2025

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.