Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çuni për konkursin në Urologji: Thirrja ime akademike dhe shkencore u vlerësua me 0.20 pikë

Lajme 12/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Në foto Dr. Xhevdet Çuni majtas, me kolegë gjatë një operacioni.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Xhevdet Çuni, kandidat për drejtor të Klinikës së Urologjisë, ka dal me një reagim pas publikimit të rezultateve nga SHSKUK.

Në këtë konkurs Çuni mbeti i dyti me 84.4 pikë ndërsa drejtor u zgjodh Bujar Frangu me 90.7 pikë i cili mbante pozitën e ushtruesit të detyrës, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë vlerësim Çuni e ka quajtur “vend të çudirave”, meqë sipas tij thirrja akademike dhe shkencore u vlerësua me vetëm 0.2 pikë.

“Kosova jonë e vogël, vend i çudirave të mëdha! Komisioni përzgjedhës i SHSKUK në faqen zyrtare të këtij Institucioni të nivelit terciar të kujdesit shëndetësor në Kosovë ku sipas nenit 16 pika 1 të Statutit të SHSKUK-së, Statutit të QKUK-së dhe Ligjit për Shëndetësi 03/L-120 ku  kërkohet kuadro me thirrje akademike dhe shkencore krahas asaj profesionale ka vlerësuar me 0.20 pikë (!) diferencë punën time 25 vjeçare në Klinikën e Urologjisë në QKUK në Prishtinë, angazhimin akademik Profesor në përputhje me  Ligjin e Arsimit të Lartë të Republikës të Kosovës, Diplomën time të Magjistraturës (Universiteti i Prishtinës), Diplomën e studimeve të Doktoraturës (Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tiranë), të gjitha të vlerësuara me pikë maksimale nga Profesorët e merituar si në Kosovë edhe në Shqipëri si dhe dhjetëra punime në Platformën Scopus e qindra punime në Konferenca Europiane të Urologjisë ku kam prezentuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar Çuni në reagimin e tij.

“Athua a ja vlenë më të sakrifikosh akoma në prezentimin e shtetit tënd kudo nëpër botë kur institucionet e tij bëhen mosmirënjohëse e tallen me personalitete që ja duan më të mirën këtij vendi! Shtet rezervë nuk kemi”, ka shkruar urologu.

SHSKUK gjatë ditës së djeshme i ka publikuar edhe rezultatet për drejtorë të tetë klinikave tjera. /Gazeta Shneta/

Publikohen rezultatet: Përzgjidhen nëntë drejtorë të klinikave në QKUK

Artikulli paraprakNjë veze në javë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Artikulli i rradhës Ndikimi i kafesë në shëndetin e zemrës: Përfitimet dhe rreziqet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.