Daja Curr: Rezultatet vijnë kur bëhet puna e duhur

2017-03-25 në ora 17:51

Drejtori i SHSKUK’së, Curr Gjocaj, ka gejtur kohë që të relaksohet të premten mbrëma me ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë.

Gjocaj, i njohur si daja i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka kërkuar më shumë punë e mundë nga futbollistët për të arritur sukses, shkruan Gazeta  Shneta.

“Rezultatet do vin kur do ua bëjmë mundin (punën e duhur)”, ka shkruar gjinekologu Gjocaj.

Ndryshe, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, pësuam humbje në takimet që zhvilluan kundër Islandës, përkatësisht Italisë.

E, humbje të mëdha pati muajt e fundit në Klinikën e Kardiologjisë, pjesë e QKUK’së, kur një shumë e madhe materialesh shpenzues u humbën pa afat.

Për këtë, ditë më parë Gjocaj ka ngritur hetim ndaj ish-drejtorit të kësaj klinike, Gani Bajraktari. /Gazeta Shneta/