E dini që pikojmë lot kur qajmë, por si pikojnë lotët tanë e shumë gjëra tjera rreth trupit tonë që ndodh nuk i keni ditur, transmeton Gazeta Shneta.
Kur qajmë lirojmë toksina të veçanta, për këtë arsye pikojmë lot.
Kur ne qajmë, organet tona lëshojnë toksina dhe një endorfinë e cila e bën të mundshme të zvogëlohen dhimbjet tona dhe përmirëson disponimin tonë.
Ky është një detox shumë i rëndësishëm në trupin tonë e cila ndihmon të largojmë stresin.
Kur qajmë, për një moment duket sikur e gjithë bota është ndalur. Truri punon ndryshe dhe gjithçka bëhet e errët, të paktën kështu e ndjejmë.
Lotët janë arsyeja, që truri funksionon në mënyrë tjetër atëherë dhe sjell përsëri disponimin në fytyrën tuaj.
Kur qani, sistemi endokrin dërgon hormonet në lirimin e lotëve. Trupi juaj lufton për ta larguar mërzinë ose dhimbjen.
Frymëmarrja në ato momente ngadalësohet dhe krijohet një lloj tensioni në fyt, apo siç ju e ndjeni një gungë.
Lotët ju ndihmojnë t’i bëni ballë disa situatave që nuk i pëlqeni, prandaj edhe lironi toksina të panevojshme, prandaj mos e keni problem apo turp të qani kur keni nevojë. /Gazeta Shneta/