Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të konkursit për drejtor të QKUK-së dhe dy spitaleve në Ferizaj dhe Vushtrri.
Në testin me shkrim të konkursit për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kandidati Mentor Zejnullahu ka marr 62.5 pikë, derisa kandidati tjetër Zef Ndrejaj nuk ka hyr në test, shkruan Gazeta Shneta.
Në Spitalin e Vushtrrisë gjithashtu ka qenë vetëm një kandidat. Besim Muzaqi i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka marr 51.5 pikë në testin me shkrim.
Ndërsa në Spitalin e Ferizajt në test kanë hyr tre kandidat, Ilir Hamdiu i cili ka dal i pari me 53.5 pikë, i dyti Fikret Arifi me 52.5, teksa kandidati Jetmir Ilazi nuk ka arritur ta kalojë testin me vetëm 42.5 pikë ndërsa Rinor Ajeti ka munguar. /Gazeta Shneta/





