Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dallaveret me patentë shofer, Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim për drejtorin e ‘Galaktikës’

Lajme 22/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre të dyshuarit që u arrestuan nga Krimet Ekonomike javën e kaluar në Prizren, nën dyshimin për dallavere me dokumente për patentë shofer, kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe tashëm Gjykata ka nxjerrë një vendim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht pas aksionit se personat e arrestuar janë Lutfi Bytyqi – drejtor i klinikës “Galaktika SH.P.K.”, Urim Muhaxheri dhe Idriz Gashi.

Ndaj Bytyqit, Gjykata Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar”.

Ndërsa ndaj Muhaxheri dhe Gashit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Gjykatës, Marcel Lekaj.

“Të pandehurit U.M., dhe I.G., nuk guxojnë që të largohen nga shtëpitë e tyre, ku të njëjtit e kanë vendbanimin si dhe nuk guxojnë të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë, nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak ndaj të njëjtëve Gjykata do të cakton masën e paraburgimit. Këtë masë do ta mbikëqyrin Stacionet Policore,  të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e kësaj mase, dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm.” – thuhet në përgjigje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikulli paraprakNgrënia e më shumë proteinave inkurajon plakjen e shëndetshme te gratë, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Studim: Ne nuk jemi ‘të varur’ nga telefonat celularë, po nga ndërveprimi social që na ofrojnë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.