Danimarka dhe Norvegjia, së bashku me disa vende evropiane, janë kundër aplikimit të vaksinës anti covid nga kompania AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
Që të dyja vendet deklaruan se vaksina ka mungesë të të dhënave rreth efiktivitetit të saj te personat e moshuar shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ne kemi rishikuar të dhënat dhe përderisa nuk kemi të dhëna për efikasitetin tek të moshuarit, është rekomandimi ynë që vaksina AstraZeneca fillimisht të jetë e rëndësishme për personat nën moshën 65 vjeçare”, shtoi Bolette Søborg nga Bordi Kombëtar i Shëndetit në Danimarkë.
Vendimi i marrë nga Qeveria e Belgjikës vjen pas refuzimit të aplikimit të vaksinës nga Franca, Gjermania, Austria dhe Suedia.
Në anën tjetër, Zvicra nuk ka autorizuar vaksinën për çdo grupmoshë, duke deklaruar se të dhënat nga AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme./GazetaShneta/