Në Spitalin Rajonal të Prizrenit mjekëve kujdestar iu është shërbyer një darkë e varfër mbrëmë.
Një mjek në këtë spital ka publikuar një fotografi të darkës ku shihet vetëm një kaçik, një copë e vogël djathë dhe disa rriska bukë, shkruan Gazeta Shneta.
“Qe darka e ‘begatshme’ e kujdestarit – infektologut në punën 24 orëshe, aq më tepër në këtë kohë pandemie. Gjykoni ju vet”, ka shkruar mjeku.
Gazeta ka raportuar edhe më parë për cilësinë e dobët të ushqimit në institucionet publike shëndetësore. /Gazeta Shneta/