Një burrë ka gjetur vdekjen gjatë ahengut në një dasmë në Komunën e Obiliqit.
Të ndjerit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë festës familjare dhe është dërguar menjëherë në QKUK. Vdekja e tij është konfirmuar në Emergjencë, shkruan Gazeta Shneta.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Shneta/