Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Defibrilatorët e dhuruar nga shqiptarët e SHBA-së “i mbulon pluhuri” në Kosovë

Lajme 20/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një organizatë e shqiptarëve në SHBA i ka dhuruar Kosovës 20 defibrilatorë vitin e kaluar, por këto pajisje i ka mbuluar pluhuri diku dhe askush nuk jep përgjegjësi.

Lëre që nuk janë vënë në funksion për të shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës, por askush madje nuk jep përgjigje se ku gjenden defibrilatorët e dhuruar nga organizata “Give Kosovo” e shqiptarëve në Amerikë, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo organizatë e përfaqësuar nga kardiologu i njohur Sulejman Çelaj vitin e kaluar i ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes 20 defibrilatorë automatik mobil të njohur si AED. Ky donacion nga shqiptarët e SHBA-së u dhurua krahas edhe një trajnimi që iu bë qindra nxënësve në shkolla për reanimimin kardiopulmonar (CPR).

Foto pas trajnimit të nxënësve për CPR

Përvjetori i dhurimit të këtij donacioni është rikthyer në kujtesë nga përfaqësuesit e organizatës, shoqëruar me pyetjen se ku kanë mbetur këto pajisje.

“Një vit më parë dhe donacioni ende është duke u mbuluar nga pluhuri diku në një çosh në Kosovë”, ka shkruar kardiologu Çelaj.

Ish-ministri Rifat Latifi – Dr. Sulejman Çelaj – Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj

Gazeta ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë se çfarë ka ndodhur me këto pajisje. MSH në kohën e dhurimit të donacionit udhëhiqej nga ish-ministri Rifat Latifaj, ndërsa tani nga Arben Vitia.

Nga MSH fillimisht e kemi marr një sqarim për një donacion tjetër të dhuruar nga Ambasada e SHBA-së, e pas sqarimit nuk kanë kthyer përgjigje tjetër.

Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Ministria e Mbrojtjes e cila udhëhiqet nga ministri Armend Mehaj. /
Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektet e stresit në trup, nga truri juaj në stomak
Artikulli i rradhës Angina: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.