Gjatë ditës së sotme e ka marr detyrën dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Sefedin Muçaj.
Muçaj është pritur sot në zyrë nga ish-ushtruesi i detyrës së Dekanit Prof. Fatos Sada, i cili ia ka dorëzuar detyrën sipas mandatit.
“Sot zyrtarisht në ambient miqësor u bë pranim – dorëzimi i pozitës dhe zyrës së dekanit në mes Prof. Ass. Fatos Sada dhe Prof. Dr. Sefedin Muçaj. I urojmë menaxhmentit të ri, punë të mbarë dhe suksese në mandatin e ri”, thuhet në njoftimin e FM-së.
Në pranim-dorëzimin e detyrës ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i FM-së Visar Muçaj.
Muçaj dhe Sada kanë qenë kundërkandidat për pozitën e Dekanit në zgjedhjet e muajit prill. Muçaj ishte përzgjedhur Dekan me shumicë votash, konkretisht ishte votuar nga 27 anëtarë të Këshillit, derisa kundër kandidati i tij Fatos Sada ka marr 14 vota. /Gazeta Shneta/




