Gjatë ditës së sotme u mbajtën zgjedhjet në dy njësi zgjedhore për përfaqësues në legjislaturën e III-të të Kuvendit të OMK-së.
Qendrat e votimit u hapën me kohë dhe votimi ka zgjatur deri në orën 15:00, duke respektuar orarin e plotë.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote ka pasur çdo mjek, anëtar i OMK së, në këto njësi.
“Sa i përket procesit të votimit ai ka shkuar në rregull në të dy njësitë zgjedhore dhe nuk është paraqitur asnjë problem”, thuhet në postimin e OMK-së.
“Ju njoftojmë se pas procesit të numërimit pranë KQZ-së do të publikohet lista preliminare e kandidatëve”, njoftoi OMK. /Gazeta Shneta/




