Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë merr pagë dhe shtesa për shujta edhe në QKUK si patologe

Lajme 14/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Suzana Kerliu ndonëse mban pozitë menaxheriale, merr pagë edhe si patologe në Institutin e Patologjisë në QKUK.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë në UP, Suzana Kerliu, përveç pagës së saj si profesoreshë dhe pozitës si dekane, merr pagë edhe në Qendrën Klinike Universitare, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar dokumente ku shihet se Kerliu merr pagë sekondare në QKUK, madje i paguhet edhe shujta prej 45 eurosh.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Institutit të Patologjisë Rina Limani, por ajo nuk ka sqaruar kur është pyetur nëse Kerliu kryen shërbime shëndetësore, përkatësisht merret me përpunimin e mostrave të pacientëve dhe orarin e punës së saj në Institut.

“Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Suzana Manxhuka Kerliu është edhe patologë në Institut të Patologjisë nga viti 1983. Angazhimet në Institut të Patologjisë janë varësisht nga nevoja e stafit për konsultime si dhe për profesorët e tjerë të Instituteve Paraklinike”, ka deklaruar Limani.

As vet Kerliu nuk ka treguar se sa orë punon si patologe në Institut dhe sa mostra i kryen brenda muajit. Ajo ka thënë se puna e saj në QKUK konsiderohet si e integruar në mes të shëndetësisë dhe arsimit.

“Aty punoj si profesoreshë e Anatomisë patologjike, si punë primare arsimore e shkencore, ndërsa si punë sekondare në pjesën shëndetësore. Prandaj, paguhem për punën primare me pagë të plotë, kurse për punën sekondare me gjysmë page të shëndetësisë. Për angazhimin menaxherial si dekane paguhem me shtesë e jo pagë të veçantë të plotë”, ka deklaruar Kerliu.

Dekania e FM-së ka shtuar se gjatë angazhimit të saj si profesoreshë dhe patologë mbikëqyr edhe doktorantë të cilët sipas saj kryejnë hulumtime shkencore në Institut.

“Njëkohësisht, jam pjesë e projekteve klinike ndërkombëtare në fushën e patologjisë, të cilat realizohen me kolegë të QKUK-së dhe të cilat punohen në Institutin e Patologjisë dhe Klinika tjera, e për të cilat unë bëjë interpretimin profesional sëbashku me ekspertët botëror sidomos nga SHBA etj. Kjo e bën shëndetësinë Kosovare të jetë pjesë e hulumtimeve klinike multicentrike”, ka deklaruar ajo.

Kerliu ka thënë se të ardhurat e saj janë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Analizat mikrobiologjike të ujit në Deçan rezultojnë negative
Artikulli i rradhës Caktimi i termineve për vaksinim mbi 18-vjeç nga sot mund të bëhet në versionin live

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.