Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot është hapur aplikimi për vaksinim kundër Covid-19 tek moshat mbi 18-vjeç.
MSH ka njoftuar poashtu se nga sot caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
Për të caktuar terminin paraprakisht duhet të regjistroheni në platformen eKosova, e më pas të aplikoni për termin të vaksinimit në shërbimin Shëndetësia.
Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 270 mijë doza të vaksinave, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 72 mijë qytetarë. /Gazeta Shneta/