Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Delegacioni nga Taxhikistani viziton Kosovën për të mësuar mbi përvojën e vaksinimit kundër HPV-së

Lajme 12/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova është kthyer në model suksesi në fushën e vaksinimit kundër HPV-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka mirëpritur këtë javë një delegacion prej 18 zyrtarësh nga Republika e Taxhikistanit, të cilët qëndruan në Kosovë për një vizitë studimore katërditore, raporton Gazeta Shneta.

Përderisa, Republika e Taxhikistanit po përgatitet të përfshijë vaksinën kundër HPV (Human Papillomavirus) në Kalendarin Kombëtar të Imunizimit, Kosova iu shërbeu si shembull i një praktike të suksesshme, duke arritur mbulueshmëri prej 85% që në vitin e parë të implementimit, në vitin 2024.

Drejtore ekzekutive e IKShPK-së, Ardita Baraku, në hapje të vizitës, ka theksuar gatishmërinë e profesionistëve të institutit për të ndarë rezultatet dhe sfidat e procesit.

Teksa, në përmbyllje të takimit, ajo falënderoi zyrtarët nga Taxhikistani për zgjedhjen e Kosovës si destinacion pune dhe shprehu besimin se njohuritë e fituara do t’i ndihmojnë në implementimin e suksesshëm të programit në vendin e tyre.

Shefja e Divizionit për Sëmundje Ngjitëse, Pranvera Gunga-Kaçaniku, nënvizoi se suksesi i vaksinimit HPV në Kosovë është arritur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK-së, MASHT-it, punëtorëve shëndetësorë dhe partnerëve strategjikë.

Ndërkohë, Fetije Fetaj, udhëheqëse e Divizionit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit, prezantoi detajet teknike të përfshirjes së vaksinës dhe vlerësoi interesimin e lartë të delegacionit, veçanërisht gjatë vizitës në depon qendrore të vaksinave.

Kontribut të veçantë dhe madhor në realizimin e këtij procesi studimor të vizitës dha edhe UNICEF-i. Përfaqësuesja, Dafina Muçaj u shpreh se ndarja e përvojave me delegacionin nga Taxhikistani është dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shëndetësore për mbrojtjen e fëmijëve, duke konfirmuar gatishmërinë e UNICEF-it për ta thelluar këtë partneritet.

Ndërkohë, udhëheqësi i delegacionit, Ziyodullah Idrisov, falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në dhe UNICEF-in për mikpritjen dhe programin profesional të organizuar.

Ai e vlerësoi vizitën si një mundësi të vyer për të përfituar njohuri të reja jo vetëm në fushën e vaksinimit kundër HPV-së, por edhe në aspekte të tjera të shëndetit publik, si dhe për t’u njohur më shumë me historinë dhe kulturën e Kosovës.

Në përmbyllje të rrugëtimit katërditor, fjala e fundit i takoi medias, ku u theksua roli dominant i epokës digjitale në përcjelljen e shpejtë dhe të saktë të informacionit rreth vaksinimit kundër HPV-së.

Gazetaret e shëndetësisë ndan teknikat që kanë përdorur gjatë raportimit mbi rëndësinë dhe qasjen në informacionet e duhura rreth sigurisë së vaksinës, përfitimeve shëndetësore dhe rolin e saj preventiv kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, duke trajtuar njëkohësisht edhe çështjen e menaxhimit të infodemisë.

Vizita katërditore përfundoi me sukses, duke krijuar hapësirë për partneritete të reja në shëndetin publik mes institucioneve të të dyja vendeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakImazhet tronditëse satelitore tregojnë nivelin e shkatërrimit në qytetin e Gazës në më pak se një muaj
Artikulli i rradhës A është shkatërruar stoku i kontraceptivëve amerikanë të ruajtur në Evropë?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.