Në ditën e katërt të Javës Kundër Korrupsionit, organizatat joqeveritare mbajtën tryezën e radhës. Tema e këtij diskutimi ishte “Farmacia pa ilaç”.
Saranda Ramaj, nga instituti Columbus tha se çmimet e barnave në Kosovë vitet e fundit janë rritur dhe janë shumë të shtrenjta se sa çmimi real, raporton Ekonomia Online.
“Viteve të fundit është rritur çmimi i barnave dhe blerjet publike janë shumëfish më të shtrenjta sesa çmimi real i tregut”, ka deklaruar Ramaj.
Ajo shton se dëmi është milionësh, ndërsa vlerëson se ende nuk ka pasur një iniciativë të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë ose organeve tjera për të ndryshuar këtë situatë.
“Pra kemi të bëjmë me një sitautë që nuk është rritur cilësia e barnave. Një kompani në vitin 2015 ka ofruar Diazepamin për 1 euro, ndërsa në vitin 2016 të njëjtin produkt, me të njëjtin paketim dhe dozë të njëjtë, e ka shitur 12 euro ose edhe me çmim më të lartë”, ka thënë gazetarja Ramaj.
Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se është duke u përballur me një situatë të vështirë të trashëguar nga qeverisjet e mëhershme. Ai ka deklaruar se ka trashëguar një sistem që ka mungesë të madhe të barnave, ngase 30 barna nga 300 gjithsej marrin 60 për qind të buxhetit.
“Lista esenciale është aprovuar në vitin 2012 çka ne kemi bërë është se kam kërkuar nga OBSH kemi bërë që të jetë autoriteti kryesor të jetë në revidimin e produkteve e kemi dërguar ekipin në Gjeneve dhe kur të kthehen do te japin rekomandime direket pa ndikime vendore”.
“Unë kam trashëguar një sistem që ka mungesë të madhe të barnave. Financimi në sektorin e shëndetësisë është i domosdoshëm ka ndërlidhje me arsim me ekonomi. Andaj duhet të investohet. 30 barna nga 300 gjithsej marrin 60 për qind të buxhetit andaj duhet të gjejmë mundësi që të gjejmë konkurrencë në këto barna”, ka deklaruar Ismaili.
Ai shtoi se është duke u punuar që përkundër faktit që beson se bizneset private janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës, ato duhet të zbatojnë rregullat e institucioneve.
“Ju e dini prej javëve të para kam pasur një problem me një kontratë të tillë që çmimi nuk është real si ai në treg. Nëse ne nuk pajtohemi të paguajmë për çmime më të larta aty fillon ndryshimi jonë. Puna e parë me tregu frustrimin me një situatë reale. Unë nuk do të pajtohem me faktit nuk jam kundër biznesit privat sepse është shtyllë e ekonomisë së Kosovës, por ne do të bëjmë që rregullat e lojës të caktohen nga institucionet”.
Diskutimin e organizuar e cilësoi të dobishëm dhe qenësor përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Richard Mei.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “ekonomiaonline.com”.