Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dëmet që i sjell trupit tuaj pickimi nga mushkonjat

Jetë 11/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vera përveç nxehtit të madh, ka edhe një problem që sjell me vete: mushkonjat.

E derisa disa nga ne nuk prekemi fare nga to, shumica përballemi mjaft shpesh me pockimin e tyre, e te disa mund të shkaktojë edhe dëme të mëdha.

Kur është fjala për pickimin, janë vetëm mushkonjat femra ato të cilat janë të etura për gjakun tonë, sepse nga ai marrin proteina të cilat u janë të rëndësishme për rritjen e vezëve. Kur na pickon mushkonja femër ajo na injekton pak pështymë të saj në gjak. Pështyma përmban proteinë e cila pengon që gjaku të ngjizet derisa ajo ushqehet.

Kjo pështymë në të vërtetë është shkaku përse na shfaqet ënjtje dhe skuqje si edhe të kruarit që disa nga ne i përjetojmë pas pickimit – madje vetëm ata të cilët janë alergjikë.

Nëse në lëkurën tuaj nuk shfaqet kurrfarë reaksioni, atëherë jeni fatlum i vërtetë, sepse nuk jeni alergjik ndaj pështymës së mushkonjës. Kjo mund të thotë edhe që keni zhvilluar imunitet ndaj pickimit dhe mushkonjave nëse jeni shpesh të ekspozuar pickimeve, sepse organizmi pushon të njohë alergjenin si problem dhe prandaj reaksioni mungon.

Ata të cilët janë paksa më të ndjeshëm mund të vërejnë hematoma të buta në vend të pickimit, në vend të ënjtjes së zakonshme.

Ky reaksion zgjat sa edhe koha e ushqimit të mushkonjës, sepse sa më shumë që mushkonja të ushqehet më shumë proteina injekton.

Nëse vuani nga “sindroma e mushkonjës” mund të vëreni në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje. Ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Ky është reaksion ekstrem ndaj pickimit të mushkonjave, i cili mund të shkaktojë ënjtje të madhe e cila është e nxehtë dhe e fortë në prekje.
Kjo sindromë shpesh shfaqet te fëmijët, te pacientët me imunitet të dobët dhe te turistët të cilët kanë udhëtuar në ndonjë rajon të ri dhe janë ballafaquar me lloje të reja të mushkonjave.

Anafilaksia është dukuri e rrallë te pickimi i mushkonjave, mirëpo kur ndodh kjo mund të jetë fatale.

Pacientët të cilët kanë anafilaksi nga pickimi i mushkonjave mund të kenë simptoma të ngjashme me ato të alergjisë. Shfaqen ngritje temperature, ënjtje të gjuhës dhe buzëve, probleme me frymëmarrjen, fërshëllima në gjoks, kolla dhe në raste serioze deri edhe epilepsia dhe vdekja./telegrafi

 

Artikulli paraprakRoberti publikon foto nga fëmijëria, Renee qenka kopje e tij!
Artikulli i rradhës Mjeku thotë fjalë që tronditën botën: Tregoni dashuri për gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.