Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Demolohet objekti i ambulancës në Molliq të Gjakovës – Thyen dyert e xhamat, autorët ende të panjohur

Lajme 18/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një objekt i shëndetësisë publike në komunën e Gjakovës është bërë cak i një akti vandalizmi, ku persona të panjohur kanë shkaktuar dëme materiale duke demoluar hapësirat e tij.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:15, është raportuar se ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Molliq është dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Rastin e ka raportuar J.B., rreth 45-vjeçar, i cili ka deklaruar se objekti ka qenë jashtë funksionit prej kohësh, ndërsa në mëngjes është vërejtur se janë thyer xhamat dhe dy dyer hyrëse të ndërtesës.

Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve nga Policia e Gjakovës, të cilët kanë konstatuar gjendjen dhe kanë nisur procedurat hetimore.

Sipas ankuesit, nuk rezulton të jetë vjedhur ndonjë send, përveç dëmeve të dukshme materiale në hyrje të objektit.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Artikulli paraprakSiguria ushqimore, SHBA pushon nga puna 70 studiues të huaj
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë moshës së mesme mund të dëmtojë shëndetin e trurit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.