Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetët kërkojnë të thërrasin dëshmitarë Vitinë, Zemajn dhe menaxherët e institucioneve shëndetësore

Lajme 18/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetët e Komisionit parlamentar për hetimin e menaxhimit të pandemisë Covid-19, kanë mbajtur sot mbledhjen e parë ku është diskutuar për planin e punës dhe listën e dëshmitarëve.

Në këtë listë është kërkuar të futen edhe ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, si dhe ministri aktual Armend Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka deklaruar se ka raportime për keqpërdorimin e kontratave dhe për këtë arsye sipas tij duhet të ftohen si dëshmitarët të gjithë bartësit e institucioneve dhe menaxherët e kontratave.

“Lista e dëshmitarëve duhet të plotësohet, më shumë keni futur mjekë sesa përgjegjës të menaxhimit institucional. Personeli shëndetësor nuk është objekt i hetimit sepse ata kanë rrezikuar jetën e tyre, por për bartësit institucional qeveritar ata që ishin dhe këta që janë. Zyrtarët e MSH-së janë të parët që duhet t’i intervistojm, ish-ministrin Vitia dhe zv.tministrat, sekretarin, udhëheqësin e karantinës, menaxherin e prokurimit, e pastaj kalojmë tek MPB. Drejtori i IKSHPK-së, SHSKUK-së, menaxherët e kontratave”, ka deklaruar Haxhiu.

Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka thënë se në listën e dëshmitarëve duhet të ftohet edhe ministri i ri Armend Zemaj, për shkak të deklaratave të tij në publik se ka mundur të ketë keqpërdorime gjatë pandemisë.

Kryesuesja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar nga deputetët që të mos nxjerrin konstatime për menaxhimin e pandemisë. Ajo ka thënë se arsyeja pse është formuar ky komision është hetimi i menaxhimit dhe prandaj duhet të pritet derisa të merren dëshmitë dhe dokumentacioni i plotë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund ta dehidratoj kafja trupin tuaj
Artikulli i rradhës Benefitet e përdorimit të aloe verës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.