Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë Dr. Ekrem Hyseni, njëherazi deputet i LDK-së, ka ndarë të rejat e fundit, lajmin e mirë për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.
Zyrtari i LDK-së, ka njoftuar në rrjetin social Facebook për ardhjen në jetë të Valsit të vogël dhe ka ndarë me publikun një foto të ëmbël të vogëlushit shkruan Gazeta Shneta.
“Zoti i Madhërishëm begatoi shtëpinë tonë me këtë engjëll të vogël!!
Shëndeti, fati dhe lumturia qofshin gjithmonë me ty Valsi i vogël!!” ka shkruar Dr. Hyseni në njoftimin e tij. /Gazeta Shneta/