Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputeti i VV-së: Blerim Syla po i instrumentalizon punëtorët shëndetësorë në prag të zgjedhjeve

Lajme 08/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka reaguar sot ndaj një proteste të organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në krye me Blerim Sylën.

Shkreta, i cili me profesion është kirurg oral, ka thënë se Blerim Syla si sindikalist që është në vend se të punojë për interesat e punëtorëve shëndetësorë, ai po i instrumentalizon ata në prag të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Shneta.

“Blerim Syla i FSSHK, si sindikalist që është në vend se të jetë argat i interesave të punëtorëve shëndetësorë, ai po i instrumetalizon ata përsëri, siç bën zakonisht në prag të zgjedhjeve. Ai nuk po kërkon përgjegjësi te ata të cilëve iu vë në shërbim e që e mashtruan me ligjin për paga, por organizon protestë kundër një qeverie të re pikërisht në javën finale të fushatës për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Shkreta në reagimin e tij.

Shkreta i ka përmendur edhe memorandumin që FSSHK e kishte nënshkruar me ish-koalicionin e PAN-it në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.

“Nëse në herat e kaluara i ka përdorur punëtorët shëndetësorë si mbështetje paraelektorale për një subjekt apo tjetër, tash po provon që t’i përdorë ata kundër kryetarit të ardhshëm të Prishtinës, Dr. Arben Vitia”, ka deklaruar Shkreta.

“Ligji i pagave do të bëhet ashtu siç  duhet dhe për këtë po punohet intensivisht. Rritja e pagave është synim që duhet të ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike, e jo premtim i parealizuar për qëllime elektorale”, ka shkruar në fund deputeti i VV-së.

FSSHK mbajti sot protestë para Qeverisë së Kosovës ku u kërkua procedimi i Ligjit të Pagave. Kryesindikalisti Syla ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë deri pas 14 nëntorit, ditës kur do të mbahet balotazhi në zgjedhjet lokale, atëherë veprimet sindikale do të intensifikohen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“122 mjekë e lëshuan Kosovën për 8 muaj”, sindikalistët protestuan për Ligjin e Pagave
Artikulli i rradhës Inspektorati Shëndetësor gjobiti me 13 mijë euro laboratorin ‘Preventiva’ për shkak të shkeljeve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.