Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“122 mjekë e lëshuan Kosovën për 8 muaj”, sindikalistët protestuan për Ligjin e Pagave

Lajme 08/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për implementimin e Ligjit për Paga. Gjatë protestës u tha se 122 mjekë kanë lëshuar Kosovën vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, derisa u paralajmëruan edhe largime tjera nga vendi.

Punëtorët shëndetësorë kanë hedhur mantilat e tyre pranë objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të pakënaqësive të tyre në lidhje me mosimplementimin e Ligjit të Pagave.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka treguar se vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti 122 mjekë kanë lëshuar vendin dhe se deri tani kanë ikur edhe qindra infermierë.

Ai ka thënë se në këto kushte punëtorët shëndetësorë do të largohen nga sistemi publik dhe do të punojnë në klinikat private.

“Kanë ikur me qindra e qindra infermierë, statistikat e të cilëve ne s’po mundemi me i marrë për shkaqe të ndryshme. Mosha mesatare zoti kryeministër e mjekut në QKMF është 57 vjeçare. Zoti kryeministër, pas 10 vjetëve pensionohen 1 mijë e 200 specialistë dhe zoti kryeministër po ju pyes juve se kush do ta shërojë këtë popullatë. Zoti kryeministër reflektoni, ruani sistemin publik për të cilin edhe jeni zotëruar dhe e keni në program të qeverisë dhe mos e shkatërroni atë. Nuk do të ketë largim të punëtorëve shëndetësorë vetëm jashtë Kosovës, por ata do të dynden jashtë sistemit publik dhe do të shkojnë në privat. E kush e paguan këtë, këtë e paguar popullata e thjeshtë e cila nuk ka pare me u shëru”, ka thënë Syla.

Ai është shprehur se nga java e ardhshme do të mund të ketë edhe bllokim të sistemit shëndetësorë.

“Ne siç po e shihni sot jemi mbledhur përsëri këtu para qeverisë që t’i shpalosim hallet tona sa i përket gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë. Siç e dini kohë më parë ne e bëmë një protestë simbolike me shpresën e vetme që presidentja dhe kryeministri do të reflektojnë dhe të paktën të na ftojnë edhe neve në bisedime sa i përket ligjeve që kanë të bëjnë me mirëqenien e mbarë popullatës. Ne sot kemi dal t’i themi stop kësaj jotransparence dhe kemi dal t’i lajmërojmë se nëse jo ligji i Pagave nuk shkon sivjet, kjo protestë tani më do të kthehet edhe në reagime më të ashpra sindikale. Unë kam nderin dhe kënaqësinë se nuk do ta përfundoj me kaq”, ka deklaruar ai./Express/

Artikulli paraprakGrafikët e efektivitetit të vaksinave bien në nivelin e mbrojtjes me kalimin e kohës
Artikulli i rradhës Deputeti i VV-së: Blerim Syla po i instrumentalizon punëtorët shëndetësorë në prag të zgjedhjeve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.