Mirënjohje në emër të Presidencës u planifikua që të shpërndaheshin sot në QKUK, por dikujt i dështuan planet. E ai ishte hiq më pak se një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dikush sot dështoi të shpërndante disa mirënjohje në emër të Presidencës, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se këtë organizim e kishte planifikuar një deputet i Kuvendit të Kosovës i cili kishte ftuar edhe përfaqësues të lartë të SHSKUK-së por të njëjtit kishin refuzuar të merrnin pjesë meqë organizimi nuk ishte zyrtar.
Gazeta ka pyetur disa deputet në lidhje me këtë çështje. Haxhi Avdyli nga Lista Guxo nuk ka kthyer përgjigje, ndërsa e vetmja që ka folur ishte Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo tha se takimi i planifikuar është shtyrë për një datë tjetër.
“Është shty”, ka thënë Kollçaku kur është pyetur për organizimin, “nuk ka qenë organizim i yni”, ka deklaruar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Shneta/




