Pas Klinikës së Gjinekologji, konkursi për shefa të reparteve e ka hapur edhe Klinika e Kardiologjisë.
Klinika e Kardiologjisë e cila udhëhiqet nga kardiologu Lulzim Kamberi e ka hapur konkursin për shefa të reparteve, shkruan Gazeta Shneta.
Konkursi është hapur për tetë reparte: Njësi koronare, gjysmë intensiva kardiologjike, Kardiologjia I, Kardiologjia II, Kardiologjia Invazive, Elektrofiziologjia dhe Elektrostimulimi, Diagnostika joinvazive dhe Ambulancat.
Mandati i shefit të repartit është tre vjet dhe të gjithë i përgjigjen drejtorit të klinikës.
Konkursi për 10 shefa të reparteve është mbyllur në Klinikën e Gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/




