Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu, ka shprehur shqetësimin e subjektit të saj për gjendjen e rëndë në shëndetësi, duke e konsideruar atë si para kolapsit.
Baftiu ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, për të cilin ka thënë se nuk i ka përmbushur objektivat dhe detyrat që i përkasin.
“Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritë që t’i përmbush objektivat dhe detyrat që i përkasin si minisri ku si pasoj ne sot po gjendemi përballë një realiteti të hidhur në këtë sektor apo të gjendemi edhe përpara kollapsit, ku në Spitalet tona publike shpeshherë nuk gjinden as barnat vitale të cilat janë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e pacientëve”, ka deklaruar Baftiu, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, deputetë të kuvendit, kabinet qeveritar.
Unë sot mora fjalën për të paraqitur shqetësimin e qytetarëve të R.Kosovës që është edhe i Grupit tonë Parlamentar – PSD, për gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë.
Të deklarosh se gjendja në sektorin e shëndetësisë është e rëndë kjo nuk ështe risi sepse këtë e kemi thënë dhe dëgjuar tash e 19 vite.
Në çdo legjislaturë në këtë sallë të Kuvendit nga deputetët është diskutuar për gjendjen në shëndetësi dhe është kërkuar që sektori i shëndetësisë si njëri ndër sektorët me rëndësi vitale të ketë trajtimin e duhur nga ana e qeverisë .
Mirëpo një gjë është e qartë se të gjitha qeveritë deri më tani nuk kanë treguar vullnet politik për të mbështetur dhe për të rregulluar sistemin shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritë që t’i përmbush objektivat dhe detyrat që i përkasin si minisri ku si pasoj ne sot po gjendemi përballë një realiteti të hidhur në këtë sektor apo të gjendemi edhe përpara kollapsit, ku në Spitalet tona publike shpeshherë nuk gjinden as barnat vitale të cilat janë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e pacientëve.
Të nderuar deputetë kjo mungesë e barnave esenciale, materialit shpenzues përveç të tjerave, po ndodhë sepse ka pasur keqmenagjim dhe keqpërdorim të buxhetit në prokurimin e barnave të listës esenciale. Po besoj se keni parë apo dëgjuar një hulumtim të bërë nga instituti ‘’Columbus’’, e po besoj se gjithësecili që ka lexuar këtë raport është tmerruar në atë që ka ndodhë në prokurimin e barnave gjatë viteve 2016-2017. Efektet e këtyre keqpërdorimeve po i bartin pacientët tanë të cilët janë të detyruar të blejnë nga shiringat deri te penjët kirurgjik.
Në këtë hulumtim është gjetur se cmimi i barnave është rritur nga 100 deri 2000%, e ku janë mbi 200 produkte farmaceutike që kanë pësuar një rritje të tillë , cmime këto që kanë qenë shumfish më të shtrenjta se sa cmimi në barnatoret private. Miliona euro janë keqpërdorur nga disa kompani farmaceutike ku me të njëjtën shumë të të hollave janë blerë më pak barna se sa një vit më parë.
Po e paraqes vetëm një shembull nga shumë sosh se si është rritur cmimi i barit pa ndonjë arsye, psh.amp.Noradrenalin që është një bar që bënë pjesë në grupin e barnave esenciale -vitale, është një bari për të cilën ne mjekët nuk mund as të fillojmë t’punojmë sepse themi se pa Adrenalinë nuk ka jetë.
Për këtë ampulle për një njësi është paguar 2,78 euro në vitin 2016 e për të njejtin produkt Ministria e Shëndetësisë në vitin 2017 ka paguar 22 euro që i bie se Ministria Shëndetësisë ka kontraktuar një produkt 800% më shtrenjtë, e, ku jane produktet tjera, sic janë citostatikët të cilat edhe ashtu janë shumë të shtrenjta si pasoj mbulueshmëria me citostatikë në klinikën e onkologjisë është 40% e që 60% duhet t’i mbulojnë vetë pacientët. Por jo vetëm me citostaikë por edhe me barnat tjera të listës esenciale mbulueshmëria kurr nuk ka qenë më keq pothuajse në cdo spital nuk kalon 50% e në anën tjetër asnjëherë më parë buxheti i ndarë për barna nuk ka qenë më i lartë se sa këtë vit, prandaj këto mungesa të barnave në spitale mund të arsyhetohen vetëm me dështim të Ministrisë së Shëndetësisë që të menagjoj furnizimin me barna.
I nderuar ministër dhe kabinet qeveritar duhet të ndërmerren hapa konkret sa më parë për të përmisuar gjendjen e furnizimit me barna në gjitha Spitalet publike dhe poashtu të bëhet sa më parë implementimi i sigurimeve shëndetësore.
Ju faleminderit!