Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deputetja e AAK-së: Urime kryeministër detyra e re si Ministër i Shëndetësisë

Lajme 15/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka uruar Kryeministrin, Albin Kurti, për siç thotë ajo, “detyrën e re si Ministër i Shëndetësisë”.

Një “urim” i tillë vjen vetëm një ditë pasi formimit të Komisionit Ezekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga Kryeministri Kurti.

“Urime kryeministër edhe detyra e re si ministër i Shëndetësisë. Duke dashtë t’i mbuloni të gjitha ato dështime që po ndodhin po formoni komisione ekzekutive dhe tashmë gjithë këto detyra edhe me dialogun të cilin po e injoroni dhe s’po vini të raportoni në kuvend, se di si do të ndodhë tash që ke edhe një përgjegjësi të re, a do mund t’i menaxhosh punët”, u shpreh ajo gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja gjithashtu ia kujtoi Kurtit deklaratat e tij ndaj pushtetit gjatë kohës sa ka qenë në opozitë në lidhje me përdorimin e veturave luksoze e pushimet luksoze.

“Sot po vozitesh edhe me te vetura të zeza dhe me shofera, edhe pse po shpenzon qindra mijëra duke shkuar dhe shëtitur në ShBA e Greqi me nga dy tri javë dhe ke injoruar kërkesat e drejta të grevistëve, ulu e mos e përçajë popullin e mos përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”, u shpreh ajo.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën, është formuar Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta anëtarë të këtij komisioni do të jenë, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvëndësministrja, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri Arsim Berisha, Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, UD. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci si dhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Ulaj.

Komisioni do të udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, dhe takimi i parë është mbajtur dje.

Pas mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën, Kryeministri gjatë konferencës për media theksoi se gjendja në shëndetësin publike në nivel vendi është aq e rëndë sa që nuk mund të merret vetëm ministria.

“Unë nuk do të jem ministër i Shëndetësisë, ministër është Rifat Latifi, por gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, ka thënë Kurti, duke shtuar se është udhëheqës edhe i disa komiteteve të tjera të ngjashme./Gazeta Shneta/

Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi do të ketë këto gjashtë përgjegjësi

Artikulli paraprakKy është fruti që kur merret një herë në ditë mund të ulë nivelin e kolesterolit ‘të keq’
Artikulli i rradhës Kjo shenjë mund të sinjalizojë presionin e ultët të gjakut, efekt anësor i paracetamolit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.