Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo shenjë mund të sinjalizojë presionin e ultët të gjakut, efekt anësor i paracetamolit

Jetë 15/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga analgjetikët më të njohur të dhimbjes, që merret pa recetë në Mbretërinë e Bashkuar është paracetamoli.

Përdoret kryesisht për dhimbje të lehta deri të moderuara si dhimbje koke dhe dhimbje dhëmbi. Por mund të përdoret për të ulur temperaturën e lartë gjithashtu të shkaktuar nga ftohja dhe gripi, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Sipas NHS Inform, efektet anësore nga paracetamoli janë “të rralla”. Por ato mund të përfshijnë presionin e ulët të gjakut (në ose nën 90/60 milimetra merkur).

Nëse kjo ndodh, ju mund të përjetoni rrahje të zemrës – një rrahje zemre “të shpejtë ose të parregullt”.

NHS, rekomandon të flisni me një mjek ose farmacist nëse keni efekte anësore nga paracetamoli.

Efektet e tjera anësore të barit përfshijnë:

– Një reaksion alergjik, i cili mund të shkaktojë skuqje dhe ënjtje.

– Çrregullime të gjakut, si trombocitopenia (numri i ulët i qelizave të trombociteve) dhe leukopenia (numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut).

– Dëmtimi i mëlçisë dhe veshkave, nëse merrni shumë (mbidozë) – kjo mund të jetë fatale në raste të rënda.

Presioni i ulët i gjakut nuk shkakton gjithmonë simptoma.

“Megjithatë, presioni i ulët i gjakut ndonjëherë mund të nënkuptojë se nuk ka gjak të mjaftueshëm që rrjedh në trurin tuaj dhe organet e tjera vitale.”

Si rezultat i kësaj, ju gjithashtu mund të përjetoni: marramendje, të fikët, shikim i turbullt, konfuzion, nauze dhe dobësi e përgjithshme.

Doza e rekomanduar e paracetamolit për të rriturit është një ose dy tableta 500 mg deri në katër herë brenda 24 orëve. Ju duhet të lini të paktën katër orë ndërmjet dozave.

Shumica e personave, përfshirë gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, mund të marrin paracetamol në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, përpara se të merrni paracetamolin, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse:

– Keni pasur një reaksion alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjë bari tjetër në të kaluarën;

– Keni probleme me mëlçinë ose veshkat;

– Pini rregullisht më shumë se sasia maksimale e rekomanduar e alkoolit (14 njësi në javë);

– Merrni barna për epilepsinë;

– Merrni barna për tuberkulozin (TB). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeputetja e AAK-së: Urime kryeministër detyra e re si Ministër i Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Multivitaminat mund ta mbrojnë trurin kundër demencës, sipas një studimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.