Të ndjekësh trendin e rregullimit të thonjve me të vërtetë është punë arti dhe pothuajse çdo femër e praktikon.
Por, me tu ulur në karrigen e salloneve të bukurisë, ka disa sfida si gjetja e formave adekuate apo të kuptoni nëse xheli i manikyrëve ju rrezikon nga kanceri, njofton Klan Kosova.
Sipas hulumtimeve deri tani dermatologët nuk mund të dinë konkretisht nëse kjo praktikë e rregullimit të thonjve apo xhelet që përdorën për këtë punë, ju shkaktojnë kancer.
Kjo sipas tyre pasi teknikat e secilit sallon ndryshojnë, por ka disa gjëra për të cilat mund të siguroheni dhe e të reduktoni ndonjë rrezik të mundshëm.
Në lidhje me këtë dermatologët sugjerojnë marrjen e masave paraprake për të mbrojtur veten në të dy mënyrat.
“Është e mjaftueshme që ne të rekomandojmë pacientët për të mbrojtur lëkurën e tyre”, thotë Dr Chris Adigun, një dermatolog në Chapel Hill në Karolinën e Veriut.
”Ajo që ne dimë për rrezikun e kancerit të lëkurës bazohet në diellin, jo në llampat LED të vendosura në distanca të ndryshme nga duart tona, dhe praktikimi i tyre nganjëherë një herë në vit, një herë në jetë, një herë në muaj ose edhe çdo dy javë”, thekson ai për Mail Online, njofton Klan Kosova.