Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është paraqitur në mbledhje bashkë me drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani dhe u.d. drejtorin e SHSKUK-së Saudin Maliqi. Por në mbledhje nuk kanë marr pjesë shumica e deputetëve, shkruan Gazeta Shneta.
Në mbledhjen e Komisionit kanë qenë prezent vetëm kryetarja e Albena Reshitaj dhe deputetja e VV-së Labinota Demi Murtezi. Ndërkaq deputetët tjerë nuk kanë qenë të pranishëm.
Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se për shkak të vendimit të partisë për të pezulluar aktivitetet e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës për një javë, nuk mund të marrin pjesë në Komision.
Me këtë rast kryetarja Reshitaj e ka anuluar mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit. /Gazeta Shneta/