Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon ndryshimi kushtetues për përfshirjen e Konventës së OKB-së për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Lajme 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dështuar miratimi i ndryshimit kushtetues për përfshirjen e Konventës së OKB-së për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ky amandamentim është propozuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. “Sot po propozohet që Konventa e OKB-së për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kushtetuetë si amandament kushtetues”, ka deklaruar Vitia, shkruan Gazeta Shneta.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka kushte për t’u votuar propozimi i amandamentit kushtetues numër 27, që ka të bëjë me përfshirjen e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës.

Ai tha se arsyeja është se nuk janë të pranishëm deputetët e komuniteve jo shumicë.

“Të gjithë e dimë që neni 144 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë që çdo ndryshim i ëksaj kushtetute do të kërkojë miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe 2/3 e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë”

Ai tha se nga komunitetet janë vetëm 7 deputetë, por duhen 14 vota për ta miratuar propozim- amandamentimin. “Prandaj me këtë rast këtu edhe ndërpriten punimet e kësaj seance sepse nuk ka kushte objektive që të votohet ky amandament i kushtetutës”, tha Konjufca.

Artikulli paraprakSi ndikon cilësia e gjumit në shëndetin e zemrës së grave?
Artikulli i rradhës Vitia kritikohet në Kuvend për mungesë të barnave në Onkologji, ai thotë se furnizimi është 92 për qind

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.