Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia kritikohet në Kuvend për mungesë të barnave në Onkologji, ai thotë se furnizimi është 92 për qind

Lajme 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë është kritikuar për mungesë të barnave në Klinikën e Onkologjisë për trajtimin e grave me kancer të gjirit. Vitia ka thënë se furnizimi momental i kësaj klinike është 92 për qind.

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se numri i grave me kancer të gjirit po rritet në Kosovë dhe ato po ballafaqohen me mungesë të barnave në Onkologji, raporton Gazeta Shneta.

“Numri i grave me kancer të gjirit po rritet në vazhdimësi. Kushtet në të cilat po trajtohen nuk janë të mira sepse po ballafaqohen me mungesë të barnave. Kostoja e tyre është e papërballueshme dhe e lus ministrin që të merret me këtë çështje”, ka deklaruar Kadriaj.

Por ministri Arben Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë po e trajton me seriozitet çështjen e grave të prekura me kancerin e gjirit.

“Për gratë me kancer të gjirit ne si MSh me shumë vëmendje dhe seriozitet iu kemi qas këtij problemi. Në LEB janë shtuar produkte të reja për këtë kategori dhe me gëzim ju them se në këtë moment niveli i furnizimit në Klinikën e Onkologjisë është 92 për qind. Vetëm 6 preparate për shkaqet administrative nuk kanë mundur të procedohen. Pas përfundimit të tyre niveli i furnizimit do të jetë 100 për qind gjë që nuk ka ndodhur më herët”.

“Për diagnostikim kemi shtuar dy rezonanca magnetike të reja, dhe një akselerator të ri për trajtimin e këtyre rasteve. Për herë të parë nga buxheti i Kosovës janë blerë 50 ekspande indore dhe 100 implante për rikonstruktimin e gjirit të grave të cilat kanë bërë mastektomi ose heqje të gjirit. Kjo do të kursejë me dhjetra mijëra euro për pacientet”, ka deklaruar Vitia.

Kadriaj ka reaguar duke thënë se pacientët nuk pyesin për procedurat e ministrisë.

“Ministër pacientët kur shkojnë mi marr barna nuk i interesojnë procedurat e tua. Për çka je zgjedh ti ministër. Nuk ka arsyetim. Shko ti thuju pacientëve më falni se janë vonuar procedurat. Por atyre iu intereson vetëm me marr barin për me u trajtu. Unë nuk po muj me të kuptu”, ka deklaruar Kadriaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDështon ndryshimi kushtetues për përfshirjen e Konventës së OKB-së për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Artikulli i rradhës Vakte të pasura me lëndë ushqyese që i përshtaten kërkesave të ndryshme dietike

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.