Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Dr. Saudin Maliqi është përfshirë në një skandal të rëndë.
Ai po dyshohet se e ka sulmuar një paciente të tij, për çka është intervistuar edhe nga Policia e Kosovës. Ky skandal i drejtorit të Kirurgjisë Torakale ka ndodhur në parkingun e një spitali privat ‘Euromed’ në Fushë Kosovë.
Gazeta Sinjali ka publikuar edhe një video ku viktima femër dëgjohet duke dhënë dëshminë në stacionin e Policisë së Kosovës. Ajo pretendon se Maliqi e ka goditur me derën e veturës.
Pacientja ka marr edhe ndihmën e parë në stacion, ndërsa sipas burimeve ajo është ankuar për dhimbje në gji. Mësohet se ajo më herët kishte kryer një rezonancë magnetike të gjirit. /Gazeta Shneta/
https://www.youtube.com/watch?v=S_v7tY5XEZ4&feature=emb_title