Detajet e Policisë për aksidentin fatal që ndodhi dje në Fushë Kosovë

2017-02-24 në ora 08:22

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Fushë Kosovë ndodhi një aksident fatal, kur një veturë e tipit Fiat goditi një këmbësore për vdekje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur inicialet e viktimës dhe shoferit të veturës, i cili u arrestua disa orë pas aksidentit, shkruan Gazeta Shneta.

B.C. janë inicialet e viktimës e lindur në vitin 1997, ndërsa A.S. është shoferi i lindur në vitin 1992.

Ahmeti ka thënë për Gazeta Shneta, se për momentin nuk ka detaje të tjera, derisa ekipet e Policisë janë duke u marr me rastin.

Në fotografinë më poshtë është vetura e cila goditi 20-vjeçaren.

Sipas dëshmitarëve, nga shpejtësia e madhe shoferi nuk ka mundur të ndalet në semaforin e kuq dhe në këtë moment e ka goditur vajzën të cilën e ka hedhur tutje disa metra./GazetaShneta/

Arrestohet ngasësi i veturës Fiat

Kjo është vetura që goditi për vdekje vajzën në Fushë Kosovë (FOTO)

Shoferi i veturës që vrau vajzën, e kaloi semaforin e kuq

Aksident i tmerrshëm në Fushë Kosovë, vdes një vajzë (FOTO +18)