Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në orët e para të vitit 2020 ka ardhur në jetë një foshnje e gjinisë mashkullore.
Mjeku kujdestar i cili është përkujdesur që foshnja të vijë në jetë, Dr. Naser Rafuna, për Gazetën Shneta ka treguar se foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna nga Podujeva Donjeta Berisha ka lindur fëmijën e katërt në ora 00:10 me peshë trupore 3300 gramë dhe gjatësi 53 cm. /Gazeta Shneta/
Për të mësuar për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.