Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhimbja e kokës për shkak të qafës, kur duhet të shqetësohemi

Jetë 17/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbja e kokës prej qafës ose, siç njihet ndryshe në fushën mjekësore, dhimbja e kokës cervikagjenike, është një problem sekondar i dhimbjes së kokës. Me fjalë të tjera, dhimbja e kokës në këtë rast shkaktohet prej problemit në vertebrat e qafës.

Ajo çfarë është pozitive për t’u theksuar, është fakti që duke zgjidhur problemin me qafën, dhimbja e kokës do të lehtësohet. Nga kërkimet studimore rezulton që dhimbja e kokës me burim shkaku qafën përbën 4% deri në 22% të gjithë dhimbjeve të kokës. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+” fizioterapisti Petrit Drini flet lidhur me dhimbjet e kokës që vijnë për shkak të probleme me qafën, si dhe trajtimin e saj.

Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës me burim qafën?

Dhimbja e kokës mund ta ketë burimin nga struktura të ndryshme muskulor-skeletore dhe neuro-vaskulare të pjesës së sipërme të qafës, duke përfshirë këtu tre vertebrat e sipërme të qafës, diskun C2/3, palcën kurrizore dhe muskujt e qafës. Një çrregullim në këto zona shkakton sinjale dhimbjeje që përcillen për tek bërthama trigeminocervikale në trurin e mesëm. Ky informacion më pas transmetohet në tru dhe përkthehet si një dhimbje koke.

Vertebrat e sipërme të qafës

Burimet më të mundshme të dhimbjes së kokës që vjen prej qafës është mosfunksionimi i rregullt i vertebrave të sipërme të qafës, muskujve ose nervave në qafë.

Shkaku më i hasur i çrregullimeve që shkakton dhimbje koke janë problemet me tre vertebrat e sipërme të qafës që përfshijnë:

  • Vertebra Altanti- Oksipital (O-C1)
  • Vertebra Atlanti-Aksi (C1/2)
  • Vertebrat Cervikale C2/C3

E thënë thjesht, vertebrat e qafës mund të shkaktojnë dhimbje koke ose dhimbje nëse janë të bllokuara ose lëvizin më shumë se duhet (p.sh. të liruara dhe të pambështetura nga muskuj të dobët të qafës) ose janë të bllokuara në një pozicion anormal të vertebrës (p.sh. fashetat e bllokuara të vertebrës ose një posturë/qëndrim jo i duhur).

Kur vertebrat e qafës janë të stresuara dhe shkaktojnë dhimbje, sinjalet e dhimbjes përcillen në bërthamën trigeminocervikale në trurin e mesëm, duke bërë kështu që ju të ndjeni një dhimbje koke të shkaktuar nga qafa ose në disa raste ndjeni dhimbje në fytyrë.

Fizioterapisti në këtë rast është personi i përshtatshëm për vlerësimin dhe korrigjimin e problemit me vertebrën e qafës që sjell dhe dhimbjen në kokë. Diagnostikimi profesional është thelbësor për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës me burim qafën.

Muskujt e qafës

Muskujt e qafës dhe të shpatullës shkaktojnë dhimbje nëse ato mbipërdoren, pësojnë përdredhje ose kanë spazma.

Disa nga muskujt tuaj të qafës mbipërdoren kur përpiqen të mbrojnë apo ruajnë vertebrat e dëmtuara të qafës. Ndërkohë, muskuj të tjerë të qafës dobësohen nga mospërdorimi, i cili krijon kërkesë të mëtejshme mbi muskujt e sforcuar, duke dhënë simptoma lodhjeje të muskujve.

Muskujt e qafës punojnë në mënyrë optimale kur kanë një tension, gjatësi, fuqi dhe forcë normale në gjendje qetësie. Fizioterapisti është eksperti që vlerëson dhe korrigjon çrregullimet në muskuj që bëhen shkak për dhimbjen e kokës.

Nervi cervikal dhe oksipital

Nervat në pjesën e sipërme të qafës mund të ngacmohen direkt prej zgjatimeve kockore si shkak i artritit apo hernieve diskale cervikale. Këto mund të sjellin ngacmime të nervit ose reduktim në lëvizjet neurale të njohura si ndjeshmëri neuro-mekanike ose neuro-dinamike anormale.

Ngacmimi i strukturave në pjesën e sipërme të qafës transmetojnë mesazhet e dhimbjes përgjatë nervave dhe shkaktojnë dhimbjen e kokës. Me fjalë të thjeshta, qafa juaj është “çelësi”, nervat janë “përcjellësit” dhe dhimbja e kokës është si “drita” kur ndizet./Gazeta Shëndeti/

Artikulli paraprakKy është ilaçi më i efektshëm natyral kundër rënies së flokëve
Artikulli i rradhës Për vetulla të plota, përdorni këto vajra esencialë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.