Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhjetëra pacientë u dëmtuan nga vonesat në diagnozë dhe trajtim në një spital britanik, mes tyre edhe persona me kancer

Lajme 18/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhjetëra paciente në një spital në Britaninë e Madhe janë dëmtuar për shkak të vonesave në diagnozë dhe trajtim, pas dështimeve serioze administrative dhe mungesës së ndjekjes së rasteve mjekësore.

Sipas raportimit të medias britanike  The Independent, auditimi i kryer në Aleancën e Kujdesit Verior të NHS-së, e cila menaxhon Spitalin Mbretëror të Salfordit, zbuloi se një numër pacientesh gjinekologjike nuk kishin marrë trajtimin apo kontrollet e nevojshme në kohë.

Hetimi nisi pasi u ngritën shqetësime lidhur me menaxhimin e rasteve të pacienteve nën kujdesin e një konsultanti gjinekologjik. Gjatë rishikimit të qindra rasteve, u konstatua se vonesat kishin ndikuar edhe te pacientet me kancer.

Sipas auditimit, më shumë se 60 paciente besohet se janë dëmtuar si pasojë e këtyre vonesave në trajtim dhe ndjekje mjekësore.

Raporti po ashtu zbuloi se mijëra letra dhe rezultate analizash nuk ishin dërguar tek mjekët familjarë, duke shkaktuar vonesa deri në pesë muaj për disa paciente.

Deputetja britanike Rebeka Long-Bejli deklaroi se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga gjetjet dhe kritikoi drejtuesit e institucionit për mungesë transparence dhe mosveprim ndaj shqetësimeve të stafit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Aleancës së Kujdesit Verior kërkuan falje publike dhe thanë se pacientet e prekura janë kontaktuar për të marrë mbështetje dhe trajtim të mëtejmë.

Artikulli paraprakShpërthim i ri i Ebolës në Kongon lindore, raportohen 65 viktima dhe qindra raste të dyshuara
Artikulli i rradhës Fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.