Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhuna digjitale ndaj grave po rritet dhe po i përjashton nga hapësira publike

Lajme 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë tryezës së rrumbullakët me temën “Gratë dhe Hapësirat Digjitale: Fuqizimi, Siguria dhe Dukshmëria Online”, të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u theksua se dhuna digjitale ndaj grave, sidomos gazetareve, aktivisteve dhe figurave publike, është në rritje dhe po shndërrohet në një kërcënim serioz për pjesëmarrjen e tyre në hapësirën publike.

Panelistët theksuan se ngacmimet, kërcënimet dhe shpifjet po ndikojnë në heshtjen dhe tërheqjen e grave në jetën publike raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e AGK-së, Naile Dema, tha se realiteti digjital sot po krijon një mjedis armiqësor për gratë në profesionet publike.

Ajo theksoi se platformat online, përveç se janë mjete pune, po kthehen edhe në hapësira ku gratë ekspozohen ndaj gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore që ul pjesëmarrjen e e tyre në jetën publike, duke cenuar edhe sigurinë e tyre profesionale.

“Sot siç e dini jetojmë në një epokë, në një botë ku platformat online janë bërë pjesë e pandashme e punës por edhe aktivizimit online, këto hapësira që na japin zë shpesh po shndërrohen pikërisht në vende ku gratë sidomos gazetare, aktivistet dhe figurat publike përballen me gjuhë të urrejtjes, përballen me ngacmime, përballen edhe me kërcënime edhe dezinformata të cilat janë për shkak të gjinisë, për shkak se target ose viktimë janë gratë. Këto sulme nuk janë të padëmshme, ato synojnë që të na heshtin, synojnë të na dekurajojnë edhe të minimalizojnë pjesëmarrjen e grave në hapësirat publike. Në AGK këto sfida i shohim çdo ditë”, tha ajo.

Zëvendësdrejtoresha e programit në UNDP, Marta Gazideda, e vlerësoi këtë realitet si një transformim negativ të hapësirës online.Gazideda theksoi se dhuna online prodhon pasoja reale si vetëcensurë, tërheqje nga hapësira publike dhe ndikim në mirëqenien mendore të grave.

“Hapësirat digjitale e cila deri para tre katër vitesh kanë qenë si vend i mundësive, vend i mësimit, vend i shkëmbimit të ideve, i rrjetizimit, tani janë bërë hapësira jashtëzakonisht të rrezikshme ku sidomos për gratë edhe vajzat, por natyrisht edhe meshkujt. Por në mënyrë specifike për vajzat dhe gratë, ku ngacmimet e llojeve të ndryshme, kërcënimet, bullizmi, deep fake, ndarja e informatave personale, shpifjet ndaj grave janë bërë pjesë e përditshmërisë. Këto forma të dhunës, se kjo është dhunë online, duhet ta kemi të qartë se dhuna psikike ndonjëherë është edhe më e rëndë edhe efekti negativ është shumë më i madh sesa i dhunës fizike, kjo formë e dhunës psikike online, rezultat që pritet është të jetë përjashtimi i këtyre grave dhe vajzave, të jetë nënçmimi i tyre, është nënshtrimi i tyre në një farë mënyre, frikësimi i tyre që ndikon drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen e tyre fizike”, tha ajo.

Nga UNFPA, analisti i programit për rini, Besnik Sherifi, theksoi se jeta digjitale është bërë pjesë e pandashme e komunikimit dhe debateve të përditshme, por për shumë gra ajo po shndërrohet në burim dhune dhe pasigurie.

“Të gjithë e dimë që jetën që e bëjmë sot një pjesë të madhe të saj e zhvillojmë online, krejt diskutimet, krejt komunikimin, krejt debatet edhe hallet online i bëjmë. Por në këtë hapësirë është një pjesë e grave përjetojnë shumë dhunë digjitale. Kjo nuk ka të bëjë veç me komentet e pakëndshme, ka të bëjë me sigurinë me shëndetin mendor, ka të bëjë me karrierën e atyre grave që ju rrezikohet për shkak të kësaj dhune që ju bëhet vazhdimisht”, tha ai./EO/

Artikulli paraprakStudim: Paketat e nikotinës po promovohen si trend në TikTok, rrezik për të rinjtë
Artikulli i rradhës Studim: 1 në 4 raste të kancerit të gjirit paraqiten te gratë nën moshën 50-vjeçare

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.