Sipas një studimi të ri, fëmijët që kanë qenë prezent ndaj dhunës në familje mund të kenë tipare psikopatike në moshë madhore.
Në studim, studiuesit i shqyrtuan tiparet psikopatike në mesin e rreth 130 të burgosurve meshkuj dhe i pyetën burrat nëse ata kishin qenë dëshmitarë të dhunës në familje në fëmijëri shkruan Fox News, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët i vlerësuan këto nivele të aftësive psikopatike të të burgosurve duke përdorur një shkallë që varion nga 0 në 40.
Rezultatet zbuluan se 51 të burgosur (rreth 40 përqind) përputheshin me tiparet psikopatike, tha studimi. Studiuesit zbuluan se të burgosurit që kishin parë prindërit ose vëllezërit e motrat e tyre të abuzoheshin apo abuzonin në shtëpi gjatë fëmijërisë kishin më shumë gjasa të shënonin shumë në shkallën e tipareve psikopatike sesa ata që nuk kishin parë dhunë në familje në fëmijëri.
Edhe pse termi “psikopat” nganjëherë përdoret gabimisht në shoqëri për të përshkruar dikë që është brutal ose mizor, në psikologji, ky term ka një kuptim të veçantë.
Tiparet e një psikopati përfshijnë një ndjenjë joreale të superioritetit ndaj njerëzve të tjerë, një tendencë për të manipuluar të tjerët, një mungesë ndjeshmërie dhe tendencë për të kryer veprime antisociale si krimet./Gazeta Shneta/