Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë: Gjykata i dënon me 62 vjet burg gjashtë të akuzuarit

Lajme 23/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Dënimi total për të gjithë të akuzuarit është 62 vjet burgim.

Një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen, avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi, raporton Nacionale.

“Po është marr vendimi. Është dënim meritor. Vetëm njeri prej tyre është liruar nga aktakuza ndërsa të tjerët janë dënuar me burgim . Njeri nder ta është dënuar me 12 vite burgim ndërsa te tjerët me nga 10- vite burgim”, tha ajo.

Lajmi u konfirmua edhe nga Gjykata Themelore e Prishtinës:

Prishtinë, 23 Prill 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç.

I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të

Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”.

D.Rr. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”.

Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzo hen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”.

M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”.

I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit”.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022.

Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Artikulli paraprakShtimi në peshë pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës Prof. Sefedin Muçaj zgjedhet Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.