Padyshim se pandemia Covid-19 ka shkaktuar ndryshime në rutinën e çdo njeriu, meqë rast me përhapjen e virusit shqetësimet janë ngritur me shumë tek personat që përballen me kushte shëndetësore, si diabeti.
Gjatë kësaj periudhe, ekspertët shëndetësore rekomandojnë që personat të cilët përballen me diabet, të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e tyre për të menaxhuar situatën e tyre shëndetësore shkruan Webmd, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në këtë rast, ata sugjerojnë praktikimin e këtyre katër teknikave për të kaluar më lehtë situatën pandemike:
Monitoroni diabetin tuaj edhe më nga afër se zakonisht: Nëse keni stres është e rëndësishme të monitoroni më shpesh sheqernat në gjak.
Qëndro në kontakt me miqtë. Komuniteti ynë na ndihmon ta harrojmë sado pak pandeminë.
Jini krijues me ushqimet e juaja. Asnjëherë nuk është vonë për të eksperimentuar në kuzhinë.
Bëni çdo ditë aktivitete fizike. Ndërsa, mund të mos jeni në gjendje të mbani rutinën tuaj të rregullt për të shkuar në palestër, duhet të vazhdoni të ushtroheni.Është e domosdoshme për menaxhimin e sheqernave në gjak dhe uljen e stresit./GazetaShneta/