Java 28 deri në 40 tregon ardhjen e tremujorit të fundit të shtatzënisë. E kjo kohë, padyshim se është ndër më emocionuese për gratë që presin të bëhen nëna, qoftë për herën e parë apo të dytë.
Ashtu sikurse edhe në tremujorët e parë, edhe në tremujorin e fundit mund të shfaqen sfida shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
E gjatë kësaj kohe, ju mund të vizitoni më shpesh mjekun tuaj për të përcjellur gjendjen tuaj.
Një ndër sfidat me të cilat mund të përballeni është diabeti gestacional.
Deri në 9.2% e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara kanë diabet gestacional.
Diabeti gestacional ndodh sepse ndryshimet hormonale të shtatzënisë e bëjnë më të vështirë për trupin tuaj përdorimin efektiv të insulinës.
Shumë gra nuk shfaqin simptoma, mirëpo kjo gjendje nuk është e rrezikshme vetëm për nënën, por edhe për fetusin.
Kjo mund të dërgoj deri në makrosomi, e cila mund të rrit gjasat për lindje cezariane.
Por, mos u shqetësoni. Me të identifikuar diabetin gestacional ai mund të trajtohet duke ndryshuar dietën ushqyese, stilin e jetës dhe me medikamente, me raste.
Lajmi i mirë është se diabeti gestacional zakonisht largohet gjatë periudhës pas lindjes. E tërë kjo shkon duke monitoruar gjendjen tuaj edhe pas lindjes. /Gazeta Shneta/