Mot stabil e kryesisht me rreze dielli e mjegulla do të mbizotërojë në javën e parë të muajit janar.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0C, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri në 12C, të martën, shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“2.01 – Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës. Ultësirave mjegull orëve të mëngjesit.
3.01 – Kryesisht me diell. Mundësi për mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.
4.01 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransira e intervale me diell.
5.01 – Mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën intervale me diell.
6.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/