Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diaspora mjekësore shqiptare mblidhet me 21 maj në Munih

Lajme 21/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

21 maji do të bashkojë mjekët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të vendlindjes në një konferencë 1-ditore në Munih.

Nën organizimin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër dhe kompanisë Yess Pharma, kjo konferencë do të mbledhë mjekët shqiptarë për të ndarë përvojat e tyre me bashkëatdhetarë.

“Konferenca 1-ditore internacionale interdisziplinore” do të zë vend në hotelin ‘NH Munchen Ost Conference Center’, aty ku do të prezantohen punime interesante nga ligjëruesit e përzgjedhur.

Përveç pjesës akademike, kjo ngjarje synon eksperiencën më të mirë sociale për pjesëmarrësit, teksa mbyllja do të jetë me një gala mbrëmje në ritmet e muzikës së këngëtarit nga Struga, Selami Kolonja.

Posteri i eventit

Kjo ngjarje llogaritet të jetë unike dhe e para e këtij lloji, duke bashkuar profile të ndryshme mjekësh për të shpërndarë përvojat me njëri-tjetrin.

Eventi do të jetë poashtu i akredituar nga Dhoma e Mjekut në Berlin dhe pjesëmarrësit do të marrin pikë akredituese.

Regjistrimi i pjesëmarrësve do të jetë i hapur deri më 10 maj, ndërsa regjistrimi mund të bëhet përmes email adresës: [email protected].

Dr. Mentor Bilali nga Lidhja e Mjekëve Shqiptar në Zvicër u ka bërë thirrje kolegëve të tij në diasporë të marrin pjesë në këtë event për ta begatuar atë edhe më shumë.

https://gazetashneta.net/wp-content/uploads/2022/04/Dr-Mentori.mp4
Artikulli paraprakMjeku i QKUK-së u zu nga Inspektorati duke punuar në një klinikë private në orar të spitalit publik
Artikulli i rradhës Valbon Krasniqi flet për zhdukjen e pajisjes për leximin e radiografisë në QKUK

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.