Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i QKUK-së u zu nga Inspektorati duke punuar në një klinikë private në orar të spitalit publik

Lajme 21/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialisti i ORL-së Zgjim Limani u zu nga Inspektorati Shëndetësor duke punuar në Klinikën Amerikane derisa ishte në orar të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Limani ka thënë se në këtë ditë ishte i liruar nga puna për të marr pjesë në një kongres në Tiranë

Më 15 prill Inspektorati Shëndetësor zbarkoi në një klinikë private për të inspektuar një specialist i cili supozohej të ishte në vendin e tij të punës në sektorin publik, respektivisht në Klinikën e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Inspektorët kishin marr informacion se Limani duhej të ishte në QKUK, por i njëjti në ora 11:00 të premten e kaluar gjendej duke kryer një operacion në Klinikën Amerikane në Prishtinë. Bashkë me të ishte edhe një specializant.

Ud. kryeinspektori Shaban Osmanaj ka konfirmuar për Gazetën Shneta të gjeturat e inspektorëve. Ai ka thënë se fillimisht inspektimi është bërë në Klinikën e ORL-së në QKUK ku është konstatuar se Limani nuk ishte në vendin e punës rreth orës 12:00, ndërsa një orë më vonë inspektimi është kryer edhe në klinikën private.

“Është konstatuar se gjatë kohës së inspektimit në institucionin privat Dr. Z.L. specialist i ORL-së ishte prezent së bashku me D.M. specializant i kirurgjisë maxillofaciale. Të dy mjekët në fjalë kishin hyrë në sallë të operacionit në ora 10:00 në bazë të fletës së anestezionit dhe operacioni i dytë ishte ende në zhvillim gjatë kohës së inspektimit”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai ka thënë se për këtë rast është njoftuar edhe Drejtori ekzekutiv i SHSKUK-së. “Inspektorati Shëndetësor është në mbledhje të fakteve (dokumentacioneve, deklaratave) dhe varësisht nga të gjeturat do të përgatitet raporti si dhe do të merren masa konform dispozitave ligjore në fuqi”, ka thënë Osmanaj.

Se janë të njoftuar me rastin e kanë konfirmuar edhe drejtoria e SHSKUK-së. Ata kanë deklaruar se kanë kërkuar nga ud. drejtori i Klinikës që të ndërmerren veprimet sipas ligjit.

Mjeku Zgjim Limani në një përgjigje për Gazetën Shneta është arsyetuar se ditën e inspektimit, ka qenë i liruar nga puna për të marr pjesë në një kongres të ORL-së në Tiranë. Kongresi ishte organizuar nga dy shoqatat e ORL-së në Kosovë e Shqipëri dhe kishte filluar më datën 15, ditën kur Limani ishte duke punuar në klinikën private.

Dr. Zgjim Limani

“Me datën 15.04 dhe 16.04.2022 të gjithë mjekët e Klinikës së ORLsë, me përjashtim të stafit kujdestarë, kemi qenë të liruar nga puna me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në Kongresin kombëtar të ORL-së që është mbajtur në Tiranë. Do të thotë nuk qëndron që kam qenë në orar zyrtar të punës në QKUK, siç nuk kanë qenë as mjekët e tjerë të kësaj klinike, përveç ekipës kujdestare, për të cilën ka qenë i njoftuar edhe menaxhmenti i SHSKUK-së. Në datën të cilës po i referoheni, unë nuk jam i nënshkruar në listë të prezencës dhe as i regjistruar në hyrje apo dalje në sistemin elektronik të obliguar për regjistrimin e pranisë së rregullt në orar të punës”, ka deklaruar Limani.

Se kanë qenë të liruar për të marr pjesë në kongres e ka konfirmuar edhe ud. drejtori i Klinikës së ORL-së Afrim Heta. Ai ka thënë se mjekët janë liruar nga puna, por e ka pranuar se supozohej që ata të merrnin pjesë në kongres.

“Dy ditë para mbajtjes së kongresit ne e kemi njoftuar SHSKUK-në për pjesëmarrjen e mjekëve të ORL-së në kongres. Atë ditë nuk kemi planifikuar program operativ. Është mbajtur vetëm kujdestaria dhe një specialist ka qenë në thirrje në rast nevoje. Mjekët kanë qenë të liruar për të marr pjesë në kongresin e mbajtur në Tiranë”, ka deklaruar Heta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKjo është kompania që kishte fituar tenderin në skandalin e avullimit të mbi 104 mijë eurove në QKUK
Artikulli i rradhës Diaspora mjekësore shqiptare mblidhet me 21 maj në Munih

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.