Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta keto mund të ndihmojë njerëzit me probleme të shëndetit mendor

Jetë 13/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit nga Stanford Medicine ka zbuluar se një dietë ketogjenike, e përbërë prej ushqimeve me pak karbohidrate dhe me yndyrë të lartë, mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve serioze mendore si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.

Në provën klinike të kryer me 23 pacientë, pjesëmarrësit që ndoqën këtë dietë raportuan një përmirësim klinik në simptomat e tyre psikiatrike pas katër muajsh, shkruan Washington Post, transmeton Gazeta Shneta.

Ky zbulim është thelbësor për pacientët me sëmundje mendore të rënda, pasi ilaçet tradicionale mund të shoqërohen me efekte anësore të mëdha metabolike.

Për shumë prej tyre, kjo dietë mund të jetë një alternativë e mundshme për të zvogëluar shtimin në peshë dhe për të lehtësuar efektet anësore të ilaçeve.

Megjithëse studimi ishte i vogël dhe i shkurtër, kërkime të mëtejshme do të ndihmojnë në përcaktimin e afteve të vërteta të kësaj diete në trajtimin e sëmundjeve mendore.

Gjithsesi, gjetjet e tij përkrahin lidhjen e njohur midis shëndetit të trurit dhe dietës, duke shtuar një dimension të ri në mënyrat se si mund të trajtohet dhe menaxhohet kjo kategori e sëmundjeve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 superushqime për zemër të shëndetshme dhe kocka të forcuara me vitaminë K
Artikulli i rradhës Ish-bashkëshorti për vrasjen e 21-vjeçares: Pas ngjarjes tentova ta vrisja veten por nuk kisha plumba

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.