Që nga viti 2021, rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë, dhe 60–70% e këtyre rasteve ishin me sëmundjen e Alzheimerit.
Në vitin 2015, studiues nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush zhvilluan dietën MIND. Që atëherë, disa studime e kanë lidhur këtë model ushqyerjeje me një rrezik më të ulët për demencë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i ri tregon se ndjekja e dietës MIND mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, edhe nëse dikush fillon ta ndjekë këtë dietë më vonë në jetë.
Këto përfitime u vunë re veçanërisht te pjesëmarrësit që identifikoheshin si afro-amerikanë, latinë apo të bardhë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga viti 2021 rreth 57 milionë njerëz në botë jetojnë me demencë, dhe pjesa më e madhe e këtyre rasteve lidhet me Alzheimerin.
Dieta MIND fokusohet në ushqime të shëndetshme për trurin, si zarzavatet me gjethe jeshile, peshku, frutat e pyllit, arrat dhe vajrat bimore. /Gazeta Shneta/


