Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Digjet depoja dhe një pjesë e Shtëpisë së Shëndetit në Veri të Mitrovicës (Foto)

Lajme 16/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës është djegur depoja e Ambulantës së Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në Veri të Mitrovicës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendëskomandanti në rajonin e Mitrovicës së veriut, Besim Hoti.

Ai thotë se policia është në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Ambulanta si objekt nuk është djegë, është djegë materiali brenda depos së ambulantes. Zjarri është lokalizuar. Objekti si objekt i ka dëmet minimale, sepse zjarri është brenda depos. Ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 06:00 t mëngjesit”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai thotë se ekspertët janë duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Jemi në pritje të ekspertit në mënyrë që të mund ta përcaktojë shkaktarin e zjarrit. Mund të them se objekti nuk është dëmtuar, por vlerën e dëmit ne nuk mund ta përcaktojmë tash”, ka thënë ai.

…….

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës është thyer dhe më pas i është vënë flaka Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në Veri të Mitrovicës.

“Pas tentim vjedhjeje i është futur zjarri objektit ku fatmirësisht ky zjarr është izoluar para se ta përfshij tërë objektin”, ka thënë përmes Facebook, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka.

Ky është postimi i plotë i Mujkës:

“KOMUNA E MITROVICËS DËNON ASHPËR THYERJEN DHE ZJARRVËNIEN NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË KODRËN E MINATORËVE

Sot në orët e hershme të mëngjesit është thyer objekti i Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në pjesën veriore të qytetit. Pas tentim vjedhjeje i është futur zjarri objektit ku fatmirësisht ky zjarr është izoluar para se ta përfshij tërë objektin.

Kjo edhe një herë dëshmon brishtësinë e situatës së sigurisë në lagjet veriore të banuara me shqiptarë. Ky rast duket edhe më i rëndë kur dihet se kohët e fundit në këtë objekt janë bërë përmirësime të dukshme si në shërbime e poashtu edhe në kushtet e punës. Poashtu është evidentuar se shërbime mjekësore gjithnjë e më shpesh kan kërkuar edhe banorët serb të kësaj lagjeje, fakt i cili si duket nuk ka mundur të kapërdihet nga strukturat ilegale.

Pavarsisht çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi asgjë nuk do të na ndal që të jemi pran qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shëbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre.

I ftojmë organet gjegjëse që sa më shpejt të i identifikojnë dhe dënojnë këta kriminel dhe në të njëjtën kohë t’i shtojnë masat e sigurisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Veri që janë pjesa më e rrezikuar dhe e diskriminuar e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Artikulli paraprakSasia e ujit që duhet të konsumoni përgjatë ditës
Artikulli i rradhës Studiuesit tregojnë ndikimin e ‘smartfonëve’ te fëmijët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.