Bebet të cilat janë të lindura në muajin janar, i përkasin shenjës në horoskop, ujorit dhe bricjapit.
Ndërsa këto dy shenja janë më të mira të horoskopit, ndërsa siç transmeton Living, janë disa fakte të tjera shumë interesante.
Nëse keni lindur në pjesën e parë të muajit janar, ju i përkisni shenjës së Bricjapit, një shenjë e disiplinuar, punëtore dhe shumë e organizuar! Ndërsa ujori është krejt e kundërta e kësaj shenje që është me këmbë në tokë.
Lulja e tyre është karafili dhe një lule e bardhë e cila vjen nga familja e zambakëve.
Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur ( në kuptimin e mirë të fjalës).
Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë shëndetin dhe mirëqenien.
Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.
Numri i tyre me fat është 4 dhe 22.
Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë./Living/