Dhjetra mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë fotofrafuar duke pirë kafe brenda hapësirës së një restorani.
Mjekët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë duke pirë kafe brenda hapësirës së një lokali i cili gjendet në oborrin e QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Në disa fotografi që ka siguruar gazeta, aty shihen një numër i kirurgëve, kardiologëve dhe mjekë të tjerë.
Sipas masave të Qeverisë të cilat janë marr më 6 prill, nuk lejohet pirja e kafesë brenda hapësirave të restoraneve dhe kafiterive. Lejohet vetëm shërbimi merre me vete.
Madje disa prej stafit mjekësor janë parë edhe me mantila të bardhë, gjë që nuk është e lejuar nga rregullat e QKUK-së. /Gazeta Shneta/